Idrizi: Nuk mundemi t’i ikim edhe barazhit

Futboll

Idrizi: Nuk mundemi t’i ikim edhe barazhit

Më: 16 maj 2021 Në ora: 23:22
Idrizi: Nuk mundemi t’i ikim edhe barazhit

Trepça ’89 po luan për ta shpëtuar sezonin, pasi që ‘minatorët’ tashmë me një këmbë ndodhen në Ligën e Parë dhe vetëm një mrekulli mund t’i shpëtojë nga rënia.

Aktualisht mitrovicasit ndodhen në zonën e rënies me 39 pikë, një më pak se Arbëria që ndodhet në barazh, ndërkohë që në xhiron e fundit synojnë përmbysjen dhe të sigurojnë të paktën ndeshjen e “Play Autit”.

“Ne jemi përgatitur për këtë dhe e kemi ditur që do të jetë një përballje e vështirë edhe pse në çdo ndeshje ne jemi ata qe po e ndjekim rezultatin, por ndoshta ky ishte maksimumi jonë për këtë ndeshje dhe normal që i falendëroj lojtarët, pasi u munduan por që fati nuk ishte me ne, pasi në këtë ndeshje kemi pasur edhe disa raste 100% por që nuk i shfrytëzuam dhe Ballkani rastet e veta i ka realizuar”.

“Ne jemi në vendin e 9-të dhe deri në fund ka mbetur edhe një ndeshje dhe besoj që Trepça ‘89 do të jetë në Superligë”.

Të jem i sinqertë ne do të luftojmë vetëm për barazh, pasi me këtë humbje nuk mundemi t’i ikim edhe barazhit, por prap besoj që Trepça ‘89 do të jetë në barazh dhe në fund jemi në Superligë”, përfundoi Idrizi.

Në xhiron e fundit Trepça ’89 takohet me Drenicën në shtëpi, ndërkohë Arbëria në udhëtim luan te Drita.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat