​Lufta e ashpër për Champions, ja edhe dy ndeshjet e mbetura për Leicesterin, Chelsean dhe Liverpoolin

Futboll

​Lufta e ashpër për Champions, ja edhe dy ndeshjet e mbetura për Leicesterin, Chelsean dhe Liverpoolin

Më: 17 maj 2021 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Edhe pse gjithçka ka përfunduar në Premierligë sa i përket çështjes së titullit kampion që ka shkuar në duart me Manchester Cityt, ky kampionat vazhdon të jetë shumë interesant dhe kjo për shkak të luftës së ashpër që po zhvillohet ndërmjet skuadrave për të siguruar një vend që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Leicester City, Chelsea dhe Liverpooli janë tri skuadra të cilat po luftojnë me të gjitha forcat për të siguruar marrjen pjesë në garën më prestigjose evropiane.

Në renditjen momentale, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të këtij edicioni të Premierligës, Leicester City është në vendin e tretë me 66 pikë, Chelsea në vendin e katërt me 64 dhe Liverpooli ne të pestin me 63 pikë.

Pra gjithçka mbetet shumë e hapur sa i përket asaj se kush prej këtyre ekipeve do të jetë edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve andaj gjithçka do të vendoset në dy xhirot e fundit.

Leicester City ka një kalendar mjaftë të vështirë pasi do të ballafaqohet me Chelsean si rival direkt për këtë objektiv dhe pastaj ballafaqohet edhe me Tottenhamin ne ndeshjen e fundit, skuadër kjo e cila matematikisht ende ka gjasa që të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve pasi momentalisht është në kuotën e 59 pikëve.

Edhe Chelsean e presin dy sfida mjaftë të vështira ku së pari luan ndaj Leicteser Cityt si vendas dhe më pas i shkon Aston Villas.

Një kalendar më i favorshëm së paku në letër duket për Liverpoolin. Skuadra e Jurgen Klopp ballafaqohet me Burnleyn si mysafir dhe pastaj në ndeshjen e fundit e pret në “Anfield Road” skuadrën e Crystal Palace.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat