Qendër-mbrojtësi i FC Prishtinës, Leotrim Bekteshi shprehet shumë i lumtur që ka fituar titullin kampion.
FC Prishtina ka fituar titullin një ndeshje para fundit, pas fitores së djeshme ndaj Gjilanit.
Bekteshi thotë që ky ka qenë sezoni më i mirë i tij prej se është pjesë e klubit bardhë e kaltër.
“Po, ky sezon ka qenë më i miri i imi tek Prishitna, jam këtu qe tre sezone dhe mund të them se ky ka qenë viti më i mirë, me faktin që u shpallem kampion. Kemi merita të gjithë lojtarët, trajnerët, gjithë kemi merita për këtë sukses që e kemi arritur. Ndihem shumë i lumtur për titull”, tha fillimisht Leotrim Bekteshi.
Poashtu, 29 vjeçari tha se ky titull kampion është moment i veçantë në karrierë,
“Ky titull kampion është një nga momentet më të veçanta në karrierën time dhe nuk do ta harrojë asnjëherë”, vazhdoi Bekteshi.
Në fund, ai falënderon shumë tifozët e Prishtinës dhe thotë që do ta mbrojnë titullin edhe sezonin e ardhshëm.
“Per “Plisat” është një falënderim i madh që na kanë përkrah gjatë gjithë kësaj kohe sa jam tek Prishtina, kanë pritur gjatë, 8 vite – po shpresojë dhe besojë që me ekipen qe e kemi, me stafin e trajnerëve – do ta mbrojmë titullin sezonin që vjen. Faleminderit Plisat”, përfundoi Leotrim Bekteshi.