Njihuni me futbollistin 126 kilogram 

Futboll

Njihuni me futbollistin 126 kilogram 

Nga: K.Goca Më: 18 maj 2021 Në ora: 14:46
Njihuni me futbollistin 126 kilogram 

Entuziazmi financiar në Kinë është zbehur, ka gjithnjë e më pak transferime joshëse, të tilla si Tevez ose Lavezzi, dhe këto ditë po flitet për një rast të pazakontë në ligën e dytë kineze.

Në vitet e mëparshme, futbolli kinez ishte shumë shpesh temë në opinionin botëror të futbollit për shkak të investimeve të mëdha. 
Klubi quhet Zibo Cuju, në pronësi të biznesmenit He Shihua. 

Ai ka një djalë që dëshiron të luajë futboll në klubin ku babai i tij është shefi...

Megjithatë, ekziston një "problem" - i riu peshon 126 kilogramë. Futbollisti 35-vjeçar mban fanellën numër 10.

Është e qartë se ai nuk është për futboll, por ai duhet të luajë, sepse babai e urdhëroi trajnerin Honji Huang për t’ia gjetur djalin të tij një vend në ekipin e parë.

Trajneri e bëri atë, kështu që pasardhësi është një lojtar standard i ekipit të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat