Lamtumirë Arsenalit

Futboll

Lamtumirë Arsenalit

Më: 18 maj 2021 Në ora: 17:47
Lamtumirë Arsenalit

David Luiz ndahet me Arsenalin pas dy sezonesh. Mbrojtësi qendror, i cili më parë ka luajtur edhe për Chelsea-n dhe Paris Saint Germain, nuk do të rinovojë kontratën e tij me “Topçinjtë”.

Këtë e bëri të qartë trajneri i londinezëve, Mikel Arteta:

“Ne kemi biseduar disa herë dhe e morëm këtë vendim. Vitin e kaluar David e rinovoi kontratën në një moment shumë të vështirë të shkaktuar nga Koronavirusi.

Ramë dakord të vazhdonim edhe një sezon. Tani, pas disa bisedash, kemi vendosur që është koha të themi lamtumirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat