Bisedimet kanë filluar: Lucas Torreira rikthehet në Serie A

Futboll

Bisedimet kanë filluar: Lucas Torreira rikthehet në Serie A

Më: 18 maj 2021 Në ora: 22:47
Lucas Toreira

Lucas Toreira përsëri në Serie A.

Mesfushori i Arsenalit i huazuar te Atletico Madrid, Lucas Toreira pritet të rikthehet në Serie A.

Uruguaiani nuk ka bindur te Atletico dhe Colchoneros nuk do ta blejnë kartonin e tij, ndërsa Topçinjtë planifikojnë ta huazojnë 25-vjeçarin përsëri.

Todo Fichajes, raporton se interesim për Torreiran ka shfaqur Fiorentina dhe se klubi italian ka zhvilluar bisedimet e para me Arsenalin.

Torreira është i gatshëm të rikthehet në Itali dhe marrëveshja pritet të arrihet së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat