Bayernit i shtohet një yll

Futboll

Bayernit i shtohet një yll

Më: 19 maj 2021 Në ora: 11:34
Bayernit i shtohet një yll

Skuadra bavareze, Bayern Munich është shpallur kampion i Bundesligës gjermane për të nëntën herë radhazi dhe kësisoj ka fituar trofeun e 30 në histori të klubit, transmeton Insporti.

Pasi kanë arritur që të fitojnë 30 herë këtë trofe, klubit gjerman do t’iu shtohet ylli i pestë në fanellën e tyre, krahas stemës.

Rregullat e Bundesligës parashohin që ekipet e ligës së parë dhe ata të dytë të fitojnë nga një yll pas fitimit të titujeve me këtë sistem: 1 yll për 3 tituj, 2 yje për 5 tituj, 3 yje për 10 tituj, 4 yje për 20 tituj dhe 5 yje për 30 tituj.

Bayerni është klubi i vetëm në histori të Gjermanisë që ka arritur të fitojë 30 trofe të Bundesligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat