Saimir Patushi, ish-mesfushori i Tiranës, po e vuan momentin që po kalon skuadra bardheblu, e cila nga kampione mbeti pa pjesëmarrjen në Europë. Në “Rubrika Sportive”, ai insistoi se Halili rrethohej e këshillohej nga persona të gabuar dhe kjo ishte e pafalshme që të veprohej në këtë mënyrë.
“E pafalshme për presidentin është për ata që mban rreth. Largo e heq, janë afruar 14 lojtarë, me gjithë të janarit dhe po të shohësh të 14 nuk bëjnë një bashkë. Nuk e di se kush e sugjeron e kush janë këta menaxherë e ekspertë që mban afër presidenti.
Të gjithë në fund i mban presidenti ose kur vjen data 1, të gjithë këta që ky ka mbrapa, kur vjen data për pagesat, janë të parët që i shkojnë te dera.
Dhe të mos them që kemi marr Kaka, yllin e Brazilit, e po nuk ia dhamë këtë muaj rrogën, do të largohet, e do na iki ky tjetri apo do na iki… Nga intrigat e poshtërsitë më të mëdha. Është për të ardhur keq, ky është një ekip kampion dhe ta zhbësh për… nuk e imagjinoj dot”, ishin fjalët e Patushit.