“Kush merr Mourinho-n e di se mund të shkatërrohet”

Futboll

“Kush merr Mourinho-n e di se mund të shkatërrohet”

Më: 24 maj 2021 Në ora: 22:43
Jose Mourinho

A do të ketë ndonjëherë një përballje sqaruese mes Pietro lo Monaco dhe Jose Mourinho pas fërkimeve në kohët e Catania-s dhe Inter-it?

“Nuk kemi pse sqarohemi”, ka qenë përgjigja e thatë e drejtorit sportiv.

“Kam bërë një analizë teknike të bazuar në faktet e viteve të fundit”, ka thënë Lo Monaco për TMW Radio.

“Mourinho është mësuar të punojë me një portofol të mbushur në dispozicion, kush e merr e di se mund të shkatërrohet. Besoj se Roma e ka marrë parasysh një gjë të tillë, por tani duhen investime të rëndësishme. Pa rezultate do të ishte një dështim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat