Arian Bytyçi - lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës, tregon një detaj interesant 

Futboll

Arian Bytyçi - lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës, tregon një detaj interesant 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 maj 2021 Në ora: 14:55
Arian Bytyçi - lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës, tregon një detaj interesant 

Sportistët u angazhuan me të gjitha mundësitë që kishin në vitet e 90-ta (1991-1999), për ta mbajtur gjallë sportin në përgjithësi, në kushte shumë të rënda, në fusha dhe salla të improvizuara, pasi që okupatori serb i dëboi nga stadiumet dhe palestrat sportive.

Arian Bytyçi i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë ndër futbollistët më të dalluar të asaj kohe.

Bytyçi ka luajtur për Ferizajn dhe ka pasur një fat të keq në vitin 1996. 

“Në vitin 1996 e kam thyer këmbën pikërisht me 17 prill në ndeshjen me Ulpianën. Kam pauzuar një kohë dhe në vitin 1997 prapë jam kthyer në fushën e blertë”, tregon Bytyçi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Vitet shumë të vështira, kërcënime nga milicia serbe, por Bytyçi në asnjë mënyrë nuk u ndal duke kontribuar për futbollin dhe shtetin e Kosovës.

Ish mesfushorit i kujtohen shumë vështirësi, sidomos ndeshjet që u ndërprenë si në fushën e futbollit në fshatin Varosh, Sadovinë të Jerlive, etj.
Bytyçi është krenar që ishte përkrah armatës së sportistëve shqiptarë dhe iu kundërvunë fuqishëm regjimit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat