Provokimet e Serbisë nuk ndalen në Kosovë, edhe këtë e bëjnë!

Futboll

Provokimet e Serbisë nuk ndalen në Kosovë, edhe këtë e bëjnë!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 maj 2021 Në ora: 19:02
Stadiumi në Zveçan

Shovenizmi serb nuk ndalet, vazhdon me provokime të llojllojshme në një pjesë të Mitrovicës, në Zubin Potok dhe në Zveçan.

Bandat serbe në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Serbisë dhe Qeverinë serbe, vazhdojnë provokime në shtetin e Kosovës.
Sa e sa herë kemi shkruar se garat ilegale në çdo sport po zhvillohen në një pjesë të Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut etj. 

Para disa ditësh u zhvillua edhe një farë gare e quajtur “Kupa Kosovë e Metohijë” në futboll, që u organizuar nga klubet ilegale serbe me Federatën e Futbollit të Serbisë. 

Federata e Futbollit të Kosovës me presidentin Agim Ademi sot kanë reaguar ashpër. 

UEFA duhet sa më shpejtë të reagojë dhe t’i ndalin këto pisllëqet të Serbisë shoveniste. 

“KE diskutoi edhe për zhvillimin e ndeshjeve të ekipeve serbe për të ashtuquajturën Kupë e Serbisë në territorin e Kosovës dhe me këtë rast KE sikur edhe më parë edhe njëherë ka reaguar ashpër, sepse i vetmi organ për zhvillimin e futbollit në territorin e Republikës së Kosovës është Federata e Futbollit e Kosovës.

Prandaj, KE është i vendosur që të mos lejojë zhvillimin e këtyre ndeshjeve që kanë karakter zyrtar, por njëkohësisht u bënë ftesë të gjitha organeve tjera shtetërore që të reagojnë ashpër në këtë drejtim”, reagon Federata e Futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat