Aguero dëshiron që numrin “10” në Etihad ta mbajë Foden

Futboll

Aguero dëshiron që numrin “10” në Etihad ta mbajë Foden

Më: 26 maj 2021 Në ora: 13:24
Aguero dëshiron që numrin “10” në Etihad ta mbajë Foden

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero dëshiron që bashkëlojtari Phil Foden të mbajë numrin 10 në “Etihad”.

Aguero do largohet nga City si golashënues numri një në histori të klubit, ndërsa thuhet se do t’i bashkohet Barcelonës.

Dje, duke biseduar në ‘twitch’ ka shpjeguar arsyen pse Foden duhet të marrë numrin 10 në fanellë.

“Mendoj se numri 10 në fanellë duhet dhënë te Phil Foden. Disa thonë Kevin. Besoj se Kevin është mësuar me numrin 17 që e ka pasur në klube tjera, pra nuk mendoj se do e ndryshonte. Për këtë arsye, mendoj Phil Foden”, shkroi ai.

Ndërsa, argjentinasi për “Qyetarët” ka shënuar plotë 260 gola në 389 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat