Dyshja shqiptare, që po çmendë me gola Malin e Zi

Futboll

Dyshja shqiptare, që po çmendë me gola Malin e Zi

Nga: Kemajl Goca Më: 26 maj 2021 Në ora: 14:15
Camaj dhe Vulaj

Shqiptarët e Malësisë kanë një arsye të fortë që janë në festë në Mal të Zi! 

E para, skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi është në finalen e madhe të Kupës së Malit të Zi, të cilët me 1 qershor do të ndeshen me Buduçnostin nga Podgorica.

E dyta, Deçiqi është themeluar si klub në vitin 1926 dhe për herë të parë në histori, pas 95 viteve të ekzistimit, sigurojnë biletën për në garat evropiane përkatësisht në Conference League.

E treta, ka dy shënues në dhjetëshen e parë në Mal të Zi. Një tandem i përkryer Kristian Vulaj dhe Ilir Camaj. 
Vulaj renditet në pozitën e pestë me 11 gola dhe Camaj në të gjashtin me 10 gola!

E katërta, Deçiqi shënoi gjithsej 39 gola, ndërsa Vulaj e Camaj së bashku shënuan 21 gola apo më shumë se 50 për qind të golave. 

E pesta, Deçiqi përfundoi në vend të tretë me 54 pikë, duke e arritur suksesin më të madh në histori të tyre.

Një njeri, një personalitet që bëri shumë është edhe presidenti i klubit, Pal Dreshaj, së bashku kryesinë. Tuzi dhe Malësia po jetojnë me futbollin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat