Klub i futbollit Ferizaj pas zgjedhjes së kryetarit të ri Lulzim Abazi, emëron edhe drejtorin e ri Agron Selmani.
“Bordi i klubit te futbollit Ferizaj në mbledhjen e mbajtur të datës 05.06.2021 ka vendosur të përzgjedhë Agron Selmanin drejtor sportiv të klubit!
Agron Selmani është i lindur me 1968 në Ferizaj, shkollën fillore dhe të mesme e kreu në qytetin e Prizrenit, ndërsa në BiH - Sarajevë mori ngritje arsimore në “Qendra për Edukimin e Trajnerëve të futbollit - BIH” e licencuar nga shtëpia e futbollit Europian - UEFA.
Ai është ish futbollist i klubit të qytetit tonë si dhe është trajner i çertifikuar me diplomat UEFA B, UEFA A dhe UEFA pro si dhe shume çertifikime të tjera ndërkombëtare!
Ai ka udhëhequr po ashtu edhe shume klube të tjera në nivel vendi!”, shkruan në faqen e KF Ferizajt.