Jose Mourinho tregon datën kur do nis aventurën e re tek Roma

Futboll

Jose Mourinho tregon datën kur do nis aventurën e re tek Roma

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 20:47
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka postuar një fotografi ku ka bërë të ditur që me 6 korrik.

Më pak se një muaj e pret aventura e re Mourinhon në kryeqytetin italian, në Romë.

“The Special One” ka bërë të ditur që më gjashtë korrik do të arrijë në Trigoria ku do të fillojë stërvitjet me futbollistët e Romës.

“Me 6 korrik do të vij”, kishte shkruar Mourinho në rrjetin e tij social, Twitter.

Megjithatë, portugezi do të duhet të presë disa ditë për të përfunduar Kampionati Evropian “Euro 2020” për të pasur në dispozicion shumicën e lojtarëve nëse ende nuk kanë nisur pushimet e tyre.

Disa ditë më parë ai tha se ka ide se cilët do të jenë shtylla e tij në Romë.

“Sigurisht do të koncentrohem më shumë në lojtarët e Romës në “Euro 2020”, Spinazzola, Pellegrini dhe Cristante”, tha ai.

“Por, Italia ka lojtarë të mirë, Mancini ka bërë punë të mrekullueshme”, shtoi ai.

“Është e vështirë t’iu gjesh dobësi. Mendoj që do të jenë ndër skuadrat pretendente për ta fituar “Euro 2020””, përfunoi Jose Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat