Barcelona ka një plan

Futboll

Barcelona ka një plan

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 12:44
Barcelona ka një plan

Barcelona është e përgatitur të shesë dyshen sulmuese Grizman – Dembele për të financuar transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland. Sulmuesi 20-vjeçar është ndër futbollistët më premtues në Evropë dhe është i lidhur me kalimin në “Camp Nou”, bashkë me tri klubet e Premierligës, Man. Siti, Man. Junajted dhe Çellsi.

Sipas “Marca”, Barcelona duhet të shesë disa lojtarë të ekipit të parë nëse duan të shpenzojnë në përforcime, derisa dyshja franceze ndoshta do shiten, ngase asnjëri nuk ka arritur t’i kompletojë pritshmeritë te gjiganti spanjoll.

Ndërkohë, Filipe Koutinjo, është tjetër lojtar i nivelit të lartë që mund të largohet, derisa edhe Samuel Umtiti, Miralem Pjaniç, Francisco Trinkao, Neto dhe XHunior Firpo mund të largohen nga Katalunia. Haaland që ka shënuar 41 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar, vlerësohet 170 milionë euro nga Dortmund.

Deri me tani, blaugranasit kanë kompletuar transferimin e Serhio Agueros dhe Erik Garsias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat