Daku në listën e dëshirave të klubit turk, së bashku me Balotellin e Podolskin

Futboll

Daku në listën e dëshirave të klubit turk, së bashku me Balotellin e Podolskin

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 20:19
Daku në listën e dëshirave të klubit turk, së bashku me Balotellin e Podolskin

Sulmuesi i Kosovës, Mirlind Daku ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm në Superligën e Kosovës në futboll me fanellën e Ballkanit.

Daku si i huazuar nga Osijeku tek “portokallezinjtë” ka shkëlqyer duke realizuar 31 gola në 35 ndeshje dhe kësisoj kishte thyer rekordin për lojtarin që ka realizuar më së shumti gola brenda një sezoni.

E kjo nuk kishte si mos të binte në sy të klubeve evropiane.

Adana Demirsporit i është ofruar sulmuesi gjilanas për edicionin e ri, raporton “Yeniadana”.

Kjo skuadër është promovuar së fundmi në elitën e futbollit turk, andaj janë në kërkim të sulmuesve.

Siç shkruan ky medium, me Dakun në listën e dëshirave janë edhe Podolski e Balotelli.

Ky i fundit sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet klubit turk.

Mirlind Daku të mërkurën edhe zyrtarisht është larguar nga Ballkani, për t’u rikthyer në Kroaci tek Osijeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat