Ajet Shosholli kujton ndeshjen e 12 qershorit të vitit 1999 dhe publikon emrat e 14 futbollistëve 

Futboll

Ajet Shosholli kujton ndeshjen e 12 qershorit të vitit 1999 dhe publikon emrat e 14 futbollistëve 

Nga: K.Goca Më: 12 qershor 2021 Në ora: 13:57
Ajet Shosholli kujton ndeshjen e 12 qershorit të vitit 1999 dhe publikon emrat e 14 futbollistëve 

Selektori i parë i Kombëtares së Kosovës, Ajet Shosholli, trajneri që kontriboi shumë dhe në ditët më të vështira ishte në krah të sportit të Republikës së Kosovës, kujton datën e 12 qershorit të vitit 1999, datën historike kur forcat e NATO-s zbarkuan në Kosovë dhe dëbuan agresorin serb. Me 12 qershor të vitit 1999 u zhvillua ndeshje revyale në Tetovë mes Prishtinës dhe përzgjedhjes së Tetovës.

“Se sporti, gjegjësisht futbolli është ambasadori më i mirë i një vendi, e treguam edhe në kushtet më të vështira ku me futbollistët e KF Prishtina që ishim si refugjat ne Republikën e Maqedonisë dhe futbollistët që kanë qenë pjesë e Prishtinës por që luanin në klubet evropiane, ju përgjigjen ftesës që ta zhvillojmë ndeshjen humanitare me reprezentacionin e Tetovës.

Kjo ndeshje u zhvillua para 22 viteve, pikërisht me 12.06.1999. me datën kur NATO zbarkon në Kosovë.

Gjitha të ardhurat e kësaj ndeshje përmes organizatës humanitare EL- Hilall ju shpërndan refugjatëve nga Kosova që ishin në kampet e Maqedonisë.

Falënderim për të gjithë futbollistët që ishin pjesë e kësaj ndeshje dhe për të gjithë miqtë tanë nga Tetova që na ndihmuan për zhvillimin e kësaj ndeshje”, ka shkruar Shosholli në profilin e tij në facebook.

Futbollistët që iu përgjigjen ftesës:

Xhemail Zeqiri, Arsim Abazi, Isa Sadriu, Gani Llapashtica, Sunaj Keçi, Arbnor Morina, Kujtim Shala, Adil Vokrri, Muharrem Sahiti, Afrim Tovërlani, Harun Isa, Ardian Kozniku,Suad Keçi dhe  Erxhan Menga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat