Ronaldo: Është Evropiani i pestë për mua, por në mendjen time është sikur i pari

Futboll

Ronaldo: Është Evropiani i pestë për mua, por në mendjen time është sikur i pari

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 21:42
Ronaldo: Është Evropiani i pestë për mua, por në mendjen time është sikur i pari

Cristiano Ronaldo u paraqit në media për të biseduar rreth të gjitha gjërave para fillimit të kampanjës së Portugalisë në Euro 2020.

Ai u pyet edhe rreth të ardhmes së tij me klubin. Ka pasur shumë raporte që e lidhnin Ronaldon me një largim nga Juventusi këtë verë, por ai e bëri të të qartë se këto gjëra nuk kanë rëndësi momentalisht.

“Unë kam luajtur në nivelin më të lartë për 18 vite, kjo nuk më shqetëson mua. Çfarëdo që të ndodhë do të jetë për më të mirën. Se a do të qëndrojë apo do të largohem, kjo nuk është gjëja më e rëndësishme për momentin. Unë jam i fokusuar tek ekipi kombëtar, sepse nuk e luani një garë të tillë çdo ditë. Është Kampionati Evropian i pesti për mua, por në mendjen time është sikur i pari” – tha Ronaldo.

Portugalia fitoi Euro 2016 pasi mundi Francën në finale dhe hyjnë në këtë garë si kampionë në fuqi.

Megjithatë, për ta mbrojtur titullin do të kenë shumë vështirësi. Ata qysh në fazën e grupeve do të kenë punë me ekipe të forta.

Portugalia gjendet në grupin F të Kampionatit Evropian bashkë me Francën, Gjermaninë dhe Hungarinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat