Prandelli: Lazio, merre...

Futboll

Prandelli: Lazio, merre...

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:04
Prandelli: Lazio, merre...

Stevan Jovetiq është padyshim një nga emrat për të cilët po flitet më shumë në merkato.

Është liruar nga Monaco në javët e kaluara dhe tani mund të transferohet te një skuadër e re me kosto zero.

Është folur për një interesim edhe të Lazio-s dhe  Cesare Prandelli, ish-trajneri i Italisë dhe Fiorentina-s, ka folur në lidhje me këtë në një intervistë të dhënë për Il Messaggero.

“E këshilloj Lazio-n të marrë Jovetiq, sepse mund të japë akoma shumë dhe ka shumë dëshirë për revansh. Është një futbollist që di të lëvizë në sulm në çdo pozicion. Në zonë ka një nuhatje të lindur për golin dhe i ndihmon shokët e skuadrës”, ka thënë Prandelli.

Një ndihmë e madhe për realizimin e operacionit mund të vijë nga menaxheri i lojtarit, Ramadani, i cili është edhe menaxheri i trajnerit të ri lacial Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat