Skuadra portugeze kundërshtar i Llapit, nëse kjo e fundit kualifikohet

Futboll

Skuadra portugeze kundërshtar i Llapit, nëse kjo e fundit kualifikohet

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 16:06
Skuadra portugeze kundërshtar i Llapit, nëse kjo e fundit kualifikohet

CD Santa Clara nga Portugalia është kundërshtari i Llapit për ndeshjet e Conference League, në rast të kalimit të raundit të parë.

Sot është mësuar edhe kundërshtari i radhës në rast se llapjanët e kalojnë raundin e parë ndaj Shkupit.

Fituesi i përballjes Shkupi – Llapi në raundin e dytë do të përballet me vendin e gjashtë të Ligës Portugeze, CD Santa Clara.

Ndeshjet e këtij raundi pritet të zhvillohen më 22 dhe 29 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat