Komunikon divorcin me Kukësin

Futboll

Komunikon divorcin me Kukësin

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 23:11
Komunikon divorcin me Kukësin

Blerim Kotobelli është futbollisti i radhës që i jep lamtumirën Kukësit, pas një sezoni mjaft zhgënjyes nga ana e verilindorëve.

Lajmin e ka dhënë vetë mbrojtësi i majtë në rrjetet sociale, ku thekson se ka mbyllu bashkëpunimin dy vjeçar me klubin e Kukësit.

“Faleminderit për këto dy vite të bukura që kalova. Suksese Kukësi”, shkruan mbrojtësi Kotobelli në rrjetet sociale të tij, duke zyrtarizuar kështu edhe divorcin me klubin verilindor.

Nga Kukësi janë larguar disa futbollistë pas përfundimit të sezonit dhe disa të tjerë janë pezull, pasi drejtuesit e klubit po punojnë për të emëruar fillimisht trajnerin dhe për të nisur më pas kompletimin e organikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat