Pogba ndez luftën mes PSG

Futboll

Pogba ndez luftën mes PSG

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 16:41
Pogba ndez luftën mes PSG

Pol Pogba do të jetë me shumë mundësi një emër i nxehtë i merkatos së kësaj vere duke qenë se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën që i skadon sezonin e ardhshëm me Mançester Junajtid.

Ndaj, shumë klube kanë nisur gjuetinë për francezin, ndërsa Juventus dhe PSG e ëndërrojnë lojtarin.

Në fakt, bardhezinjtë ishin të parët ata që patën një interesim për lojtarin, mirëpo tashmë Leonardo i PSG është futur seriozisht në garë dhe janë të gatshëm ta kënaqin Pogba.

Kështu, Pogba dhe Lokateli janë dy objektivat kryesorë të PSG në këtë verë që kërkon të rinovojë mesfushën dhe të rikthehet të synojë triumfin europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat