Bardhi të Ferizaj 

Futboll

Bardhi të Ferizaj 

Nga: K. G. Më: 19 qershor 2021 Në ora: 19:50
Bardhi të Ferizaj 

Ferizaj vazhdon me përforcime për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

“Skuadra jonë ka vazhduar të përforcohet për sezonin e ri, sot është  prezantuar edhe transferimi më i ri - Behar Bardhi që rikthehet përsëri tek FC Ferizaj. 

Bardhi ishte pjesë e KF Vitisë , ku pati paraqitje mjaftë të mira, dhe presim që me përvojen e tij të na ndihmon në synimet tona. Bardhi ka qenë edhe më parë pjesë e klubit tonë, ku pati paraqitje shumë të mira me ne. 

Gjithashtu klubi jonë  ka vazhduar kontratat edhe me lojtarët e ri që ishin pjesë e jona në sezonin e kaluar. 

Futbollistët që kanë vazhduar kontratën janë; Ramush Ramadani (sulmues), Kenan Orana (sulmues), Laurent Bibaj (mesfushor),  Genc Berisha(mesfushor), Enis Sefa (mesfushor), Elbasan Thaqi(mbrojtes), Gentrit Halili(mbrojtes dhe Blerton Tahiri(mbrojtes).

Ne si klub presim shumë nga talentët që kemi në skuadër, dhe shpresojmë që t’i arrijmë objektivat së bashku”, njofton KF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat