​Reagon ashpër presidenti i Milanit pas largimit të Donnarummas dhe Calhanoglut

Futboll

​Reagon ashpër presidenti i Milanit pas largimit të Donnarummas dhe Calhanoglut

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 17:01
Presidenti i Milanit, Scaroni

Milani ka marr sot dy lajme shumë të papritura duke mësuar për largimin e portierit Gianluigi Donnarumma dhe mesfushorit Hakan Calhanoglu.

Donnarumma ka përfunduar testet mjekësore dhe mund të nënshkruajë një marrëveshje me Paris Saint-Germain, ndërsa Calhanoglu ka vendosur të bashkohet me rivalët lokalë Interin.

Presidenti i Milanit, Scaroni tha se dy lojtarët që po largohen me kosto zero gjithmonë janë sjellë mirë dhe se gjithçka është në rregull me këtë situatë.

"Ne kemi bërë oferta që ishin maksimumi i asaj që jemi gati të paguajmë," tha Scaroni për “Radio Gr Parlamento”. "Nëse Calhanoglu gjeti zgjidhje tjetër, kjo është mirë për të.”

“Ai zhvilloi një kampionat të shkëlqyeshëm dhe gjithnjë u soll në mënyrën e duhur. Gjithkush është i lirë të bëjë zgjedhjet që ai beson se janë të drejta, pa keqardhje nga ana e Milanit.”

“Pastaj lexova që Gigio donte të largohej dhe kjo është normale për një profesionist sikur ai. Donnarumma gjithmonë është sjellë në mënyrë perfektë me ne. Më duket se Milani ka gjetur një zgjidhje të shkëlqyeshme për portën dhe Donnarumma do të vazhdojë karrierën e tij profesionale në një klub tjetër. Pra, gjithçka është në rregull.", tha në fund Scaroni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat