Reagon legjenda e Iranit, pasi Ronaldo e barazoi rekordin për më së shumti gola ndërkombëtar

Futboll

Reagon legjenda e Iranit, pasi Ronaldo e barazoi rekordin për më së shumti gola ndërkombëtar

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 12:12
Reagon legjenda e Iranit, pasi Ronaldo e barazoi rekordin për më së shumti gola ndërkombëtar

Legjenda e Iranit, Ali Daei, e ka uruar Cristiano Ronaldon për barazimin e rekordit të tij për më së shumti gola ndërkombëtarë, 109, duke thënë se ndihet i nderuar që kjo arritje e shkëlqyer do t’i takojë Ronaldos.

Sulmuesi i Juventusit shënoi dy gola nga dy penallti në barazimin e Portugalisë 2:2 me Francën të mërkurën, duke e dërguar kombëtaren e vet në rrethin e 16 më të mirëve në Euro 2020, transmeton Gazeta Express.

Me këto dy gola, ai e arriti shifrën e 109 golave në fanellën e Portugalisë, duke e barazuar rekordin e vendosur nga Daei për Iranin.

“Urime Cristiano Ronaldos, i cili tani është vetëm një gol për ta thyer rekordin e golashënuesit më të mirë ndërkombëtar”, shkroi Daei në Instagram.

“Jam i nderuar se kjo arritje e shkëlqyer do t’i takojë Ronaldos – një kampion i madh i futbollit dhe një humanist i cili frymëzon dhe ndikon në jetën e të tjerëve nëpër botë”, shtoi ai.

Ronaldos iu deshën 178 paraqitje për Portugalisë për t’i shënuar 109 gola, ndërsa Daeit iu kishin dashur vetëm 145 paraqitje për Iranin për ta arritur atë numër golash.

36-vjeçari debutoi për Portugalinë në gusht të vitit 2003, në moshën 18-vjeçare.

Ai e vendosi edhe një rekord evropian të mërkurën, duke u bërë futbollisti i parë evropian që i shënon 20 gola në dy turnetë më të mëdhenj ndërkombëtarë, Kupën e Botës dhe Euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat