Holanda ndeshet me Çekinë! Wijnaldum: Isha duke e menduar këtë gjë

Futboll

Holanda ndeshet me Çekinë! Wijnaldum: Isha duke e menduar këtë gjë

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 18:53
Holanda do të ndeshet me Çekinë! Wijnaldum: Isha duke e menduar këtë gjë

Holanda do të ndeshet me Çekinë në fazën me eliminim direkt, menjëherë sapo kanë përfunduar përballjet në grupe. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Budapest, teksa Hungaria nuk njeh asnjë kufizim të vetëm dhe stadiumi “pushtohet” nga tifozët deri në ulësen e fundit.

Situata ishte “e nxehtë” edhe në përballjen mes Hungarisë e Francës që përfundoi në shifrat 1-1.

Tifozët vendas kanë fyer Kilian Mbape për ngjyrën e tij, ndërsa edhe holandezët janë të vetëdijshëm se nuk i pret një udhëtim i bukur. Për këtë arsye futbollisti i Holandës, Wijnaldum, e ka bërë të qartë se do të largohen nga fusha e lojës nëse do të përsëriten thirrjet si me Mbapen.

“Isha duke e menduar këtë gjë. Ndoshta do ta bëjnë edhe vetëm që ne të largohemi nga fusha, që të fitojnë të tjerët. Por duhet të flas edhe me arbitrin. Mund të vendos që të largohem nga fusha nëse do të ketë thirrje të tilla”, tha Wijnaldum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat