Berisha pranë firmës me skuadrën e Serie A

Futboll

Berisha pranë firmës me skuadrën e Serie A

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 11:41
Berisha pranë firmës me skuadrën e Serie A

Etrit Berisha do të rikthehet që të luajë në Serinë A. Portieri i Kombëtares do të jetë pjesë e Torinos në këtë sezon, teksa mbylli aventurën e tij me SPAL-in.

Kjo e fundit nuk ia doli që të ngjitej në elitë dhe mes dy klubeve ka pasur një akord për të bërë shkëmbimin e portierit me një prej talenteve në pronësi të Torinos që do të rikthehet të luajë me SPAL-in në Serinë B.

Me Sirigunë që është zyrtarisht në merkato dhe pritet largimi nga skuadra “Granada”, drejtuesit kanë përzgjedhur gardianin kuqezi si titullarin e këtij sezoni, ndërsa portier i dytë do të jetë Vanja Milinkoviç-Saviç.

Sipas mediave pranë skuadrës “Granada”, Berisha pritet që brenda kësaj jave të bëjë edhe transferimin në Torino për të kryer testet, firmosur kontratën si dhe për t’u prezantuar si portieri më i ri i Torinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat