Ukraina shokon Suedinë

Futboll

Ukraina shokon Suedinë

Nga: Kemajl Goca Më: 29 qershor 2021 Në ora: 21:48
Ukraina shokon Suedinë, foto ReUters

(E plotësuar) - Ukraina kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian. Ukrainasit triumfojnë pas 120 minutave, me rezultat 2:1 ndaj Suedisë.  

Futbollisti zëvendësues Artem Dovbyk shënoi me kokë në portën e Suedisë.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa fitues, me rezultat 1:1. 

Image

Ndeshja në kohën e rregullt solli mjaft raste, dy shtylla dhe një tërthorëse. 
Suedia qëlloi shtyllën dhe tërthorësen, ndërsa Ukraina shtyllën. 

Në minutën e 98-të, Danielson u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Besedinit, kësisoj Suedia mbetet me një futbollist me pak në fushë.  

Besedin për shkak të lëndimit lëshoi fushën pas 7 minutave ngase u fut në terren në atë të 91-tën.

Në minutën e 11-të, Andriy Yarmolenko godet fortë por portieri Olsen nuk befasohet, shpëton Suedinë. 

Image

Në minutën e 28-të, Oleksandr Zinchenko nga rreth 13 metra, në pozitë si anash me goditje të fortë shënon në shtyllën e dytë të majtë, 0:1. 

Në minutën e 30-të, Larsson godet bukur nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, por portieri Bushchan me mund të madh dëbon topin.

Në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 43-të, Emil Forsberg nga rreth 20 metra shënon gol të bukur në këndin e epërm të djathtë, 1:1.

Pjesa e dytë dinamike, me dy shtylla dhe një tërthorëse të qëlluara. Në minutën e 53-të, Larsson gjuan nga rreth 25 metra përskaj shtyllës së djathtë. 

Pas dy minutave (55’), Sydorchuk i pafat, nga rreth 15 metra e qëllon shtyllën e majtë të portës së Suedisë. 

Image

Nuk shkon asnjë minutë (56’), Emil Forsberg gati shënon, shtylla e majtë ia mohon golin, me fat ishte Ukraina.

Në minutën e 66-të, Kulusevski godet fuqishëm ndërsa portieri Bushchan mezi e mbron.

Forsberg brilant në minutën e 69-të, por fati ishte kundër tij, godet nga 17 metra dhe topin ndalet në tërthorëse veçse ishte i mposhtur portieri ukrainas  

Në minutën e 89-të, Dejan Kulusevski dështon nga një pozitë ideale, goditja e tij bllokohet nga lojtari ukrainas.

Ndeshja në vazhdime nuk ishte e bukur për sy, lojtarët ishin të lodhur dhe vërehej edhe lëndimet të disa lojtarë të Ukrainës. 

Në minutën e 98-të, gjyqtari italian Orsato pasi shikoi VAR-in, e ndëshkon me karton të kuq lojtarin suedez, Danielson, i cili bëri ndërhyri shumë të ashpër. 

Në minutën e 120-të, Artem Dovbyk me kokë vulos fitoren e madhe të Ukrainës,  gëzim i madh edhe të selektori Andriy Shevchenko. Suedia eliminohet. Ukraina takohet me Anglinë në çerekfinale.

Suedia – Ukraina 1:2
Stadiumi ‘Hampden Park’ në Glasgou.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Shënues: Forsberg (43’) - Zinchenko (28’), Dovbyk (120’).
Kartona të verdhë: Kulusevski, Forsberg - Yarmolenko.
Kartona të kuq: Danielson.
Suedia: Olsen, Lustig (Krafth 83’), Lindelöf, Danielson, Augustinsson (Bengtsson 83’), Olsson (Helander 101’), Ekdal, S. Larsson (Claesson 97’), Forsberg, Kulusevski (Quaison 97’) dhe Isak (Berg 97’).
Ukraina: Bushchan, Karavaev, Zabarnyi, Kryvtsov, Matviienko, Stepanenko (Makarenko 95’), Sydorchuk (Bezus 118’), Zinchenko, Shaparenko (Malinovsky 61’), Yarmolenko (Dovbyk 106’) dhe Yaremchuk  (Besedin 91’ - Tsygankov 102’).
 

120 ' Ukraina në epërsi me 1:2.

119' Ndeshja po shkon drejt fundit të vazhdimeve.

116' Nuk ka ndryshim rezulttatit.

111' Duket se ndeshja po shkon drejt penalltive.

107' lojtarët janë të lodhur.

Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve.

105' Besedin është lënduar. Probleme të shumta, lëndime të lojtarëve të Ukrainës.

103' Suedia me një lojtar me pak në fushë.

99’ Gjyqtari italian Orsato pasi shikon VAR-in, e ndëshkon me karton të kuq lojtarin suedez, Danielson, i cili bëri një ndërhyrje shumë të ashpër. 

98’ Lojë e kujdesshme, jo me ritmin e 90 minutave të rregullt.  

Suedia – Ukraina 1:1

Stadiumi ‘Hampden Park’ në Glasgou.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Shënues: Forsberg (43’) - Zinchenko (28’).
Kartona të verdhë: Kulusevski, Forsberg - Yarmolenko.
Suedia: Olsen, Lustig (Krafth 83’), Lindelöf, Danielson, Augustinsson (Bengtsson 83’), Olsson, Ekdal, S. Larsson (Claesson 97’), Forsberg, Kulusevski (Quaison 97’) dhe Isak (Berg 97’).
Ukraina: Bushchan, Karavaev, Zabarnyi, Kryvtsov, Matviienko, Stepanenko (Makarenko 95’), Sydorchuk, Zinchenko, Shaparenko (Malinovsky 61’), Yarmolenko dhe Yaremchuk  (Besedin 91’).

91' Fillon pjesa e parë e vazhdimeve.

Ndeshja mbyllet pa fitues në kohën e rregullt, tani luhen vazhdimet dy herë nga 15 minuta.

89’ Dejan Kulusevski dështon nga një pozitë ideale, goditja e tij bllokohet nga lojtari ukrainas.

86’ Dy gola dhe tre kartona të verdhë deri me tash.

Suedia – Ukraina 1:1
Stadiumi ‘Hampden Park’ në Glasgou.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Shënues: Forsberg (43’) - Zinchenko (28’).
Kartona të verdhë: Kulusevski, Forsberg - Yarmolenko.
Suedia: Olsen, Lustig (Krafth 83’), Lindelöf, Danielson, Augustinsson (Bengtsson 83’), Olsson, Ekdal, S. Larsson, Forsberg, Kulusevski dhe Isak.
Ukraina: Bushchan, Karavaev, Zabarnyi, Kryvtsov, Matviienko, Stepanenko, Sydorchuk, Zinchenko, Shaparenko (Malinovsky 61’), Yarmolenko dhe Yaremchuk.

82' Duket se ndeshaj po shkon drejt vazhdimeve.

76' Lojë me ritëm e me raste.

72' Lojë e pëlqyeshme e me raste.

69’ Forsberg brilant por fati ishte kundër tij, godet nga 17 metra dhe topin ndalet në tërthorëse veçse ishte  i mposhtur portieri ukrainas  

Lojë e mirë e me raste.

66' Kulusevski godet fuqishëm ndërsa portieri Bushchan mezi e mbron.

64' Mëkat që mungojnë golat në pjesën e dytë.

59' Suedia e rrezikshme.

56' Forsberg gati shënon, shtylla e majtë ia mohon golin, me fat Ukrainën.

55' Sydorchuk i pafat, nga rreth 15 metra qëllon shtyllë e majtë të portës së Suedisë.

53' Larsson gjuan nga rreth 25 metra përskaj shtyllës së djathtë pigule. 

52' Isak po mbulohet mirë nga mbrojtja e Ukrainës.

48' Lojë me rivalitet, gjithçka e paqartë.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e për parë, Suedia – Ukraina 1:1.

Një ndeshje me rivalitet dhe me një dy gola të shënuara. 

Në minutën e 11-të, rasti më i mirë deri me tash, Andriy Yarmolenko godet fortë por portieri Olsen nuk befasohet, shpëton Suedinë. 

Në minutën e 28-të, Oleksandr Zinchenko nga rreth 13 metra, në pozitë si anash me goditje të fortë shënon n shtyllën e dytë të majtë, 0:1. 

Në minutën e 30-të, Larsson godet bukur nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, por portieri Bushchan me mund të madh dëbon topin.

Në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 43-të,  Emil Forsberg nga rreth 20 metra shënon gol të bukur në këndin e epërm të djathtë.

Suedia – Ukraina 1:1
Stadiumi ‘Hampden Park’ në Glasgou.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Shënues: Forsberg (43’) - Zinchenko (28’).
Suedia: Olsen, Lustig, Lindelöf, Danielson, Augustinsson, Olsson, Ekdal, S. Larsson, Forsberg, Kulusevski dhe Isak.
Ukraina: Bushchan, Karavaev, Zabarnyi, Kryvtsov, Matviienko, Stepanenko, Sydorchuk, Zinchenko, Shaparenko, Yarmolenko dhe Yaremchuk.

43' Shpërthen festa në Glasgou!| Emir Forsberg me të majtën e tij nga rreth 20 metra shënon eurogol në këndin e epërm të djahtëtë.

40' Ukraina shumë e rrezikshme në kundërsulme.

37' Suedia po ka telashe që të afrohet të 16-të ukrainas.

35' Ukraina më e mirë, më e rrezikshme.

32' Yarmolenko gjuan mbi portë.

30’ Larsson godet bukur nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, por portieri Bushchan me të madh dëbon topin.
Ukraina në epërsi.

28' Suedia në krizë të rezultatit. Oleksandr Zinchenko nga rreth 13 metra, në pozitë si anash me goditje të fortë shënon n shtyllën e dytë të majtë, 0:1. 

27' Lojë e hapur nga të dy pallët.

25' Suedia po tregon lojë të mirë.

23' Nuk ka ende gola.

19' Isak godet nga 14 metra dhe topin shklon jashtë portës.

18' Të dy kombëtaret luajnë me kujdes të shtuar.

14' lojë me ritëm.

11' Rasti më i mirë deri me tash, Andriy Yarmolenko godet fortë por portieri Olsen nuk befasohet, shpëton Suedinë. 
Suedia – Ukraina 0:0
Stadiumi ‘Hampden Park’ në Glasgou.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Suedia: Olsen, Lustig, Lindelöf, Danielson, Augustinsson, Olsson, Ekdal, S. Larsson, Forsberg, Kulusevski dhe Isak.
Ukraina: Bushchan, Karavaev, Zabarnyi, Kryvtsov, Matviienko, Stepanenko, Sydorchuk, Zinchenko, Shaparenko, Yarmolenko dhe Yaremchuk.
10' Edhe Ukraina duket mjaft energjike.

8' Suedia po rrezikon, Forsberg por pa sukses.

6' Suedia e do kualifikimin me çdo kusht.

4' Të dy Kombëtaret duan fitoren.

1' Fillon ndeshja.

Suedia apo Ukraina në çerekfinale të Kampionatit Evropian? Cila do që kualifikohet do të ndeshet me Anglinë.

Një sfidë që pritet me padurim mes suedezëve dhe ukrainasve. 

Suedia – Ukraina
Stadiumi ‘Hampden Park’ në Glasgou.

Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Suedia: Olsen, Lustig, Lindelöf, Danielson, Augustinsson, Olsson, Ekdal, S. Larsson, Forsberg, Kulusevski dhe Isak.
Ukraina: Bushchan, Karavaev, Zabarnyi, Kryvtsov, Matviienko, Stepanenko, Sydorchuk, Zinchenko, Shaparenko, Yarmolenko dhe Yaremchuk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat