Berardi po bën një Europian shumë të mirë me Italinë

Futboll

Berardi po bën një Europian shumë të mirë me Italinë

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 13:24
Berardi po bën një Europian shumë të mirë me Italinë

Domenicolin Berardi po bën një Europian shumë të mirë me Italinë dhe nga aty lojtari mund të përfitojë për të bërë hapin e madh në karrierë.

Prej disa vitesh përflitet për një largim të sulmuesit nga Sassuolo dhe kjo verë mund të jetë e duhura për hapin e madh në një ekip si Milani apo Leicester City.

Janë këto dy ekipe që kanë shfaqur interesim për 26-vjeçarin, teksa kuqezinjtë fillimisht duhet të shesin për ta afruar, ndërsa klubi anglez ka më shumë potencial ekonomik.

Bisedime zyrtare ende nuk ka, por pritet fundi i Europianit për të hedhur hapa konkretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat