“Djajtë e Kuq” duan ta blindojnë yllin portugez

Futboll

“Djajtë e Kuq” duan ta blindojnë yllin portugez

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 15:30
“Djajtë e Kuq” duan ta blindojnë yllin portugez

“Djajtë e Kuq” duan ta blindojnë yllin portugez me një kontratë afatgjate. Fernandes i ka befasuar të gjithë për të mirë dhe është bërë njëri prej lojtarëve më të mirë në “Old Trafford”

Vazhdimi i kontratës së Bruno Fernandesit është bërë prioritet i Manchester Unitedit. Për këtë siguron gazetari italian, Fabrizio Romano.

Në fakt, ylli portugez ka lënë gjurmë në “Old Trafford” qysh në fillim të eksperiencës së tij atje. Dhe, për të mos rrezikuar, gjiganti britanik synon ta “blindojë” përfaqësuesin portugez.

Në fakt, “Djajtë e Kuq” po e përgatisin një ofertë të majme për t’ia prezantuar mesfushorit ofanziv. Dhe, pasi e transferoi edhe Jadon Sanchon nga Borussia Dortmundi, United konsideron se me Fernandesin, por edhe Paul Pogban, ky ekip do të jetë mjaft i fuqishëm në sezonin që vjen, madje do të synojë të fitojë edhe trofe të rëndësishëm.

Gjithnjë sipas gazetarit italian, Man Utd i ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Fernandesit dhe ato janë në një fazë të avancuar. Duket se edhe vetë lojtari është i interesuar për ta vazhduar karrierën në “Teatrin e Ëndrrave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat