Sfida Angli-Danimarkë, Boris Johnson dhe Princi William shfaqen në stadium

Futboll

Sfida Angli-Danimarkë, Boris Johnson dhe Princi William shfaqen në stadium

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 22:53
Boris Johnson dhe Princi William shfaqen në stadium

Gjysmëfinalja e "EURO 2020" Angli-Danimarkë, ka bërë që në stadiumin e Umblit mes 60 mijë spektatorëve të jenë edhe Boris Johnson dhe Princi William.

Kryeministri ka hequr kostumin e zyrtarit, ndërsa shihet i veshur me një bluzë të personalizuar të Anglisë me emrin Boris.

Ai tha se skuadra e Anglisë e ka bërë kombin krenar në Euro 2020, ndërsa i uroi fat për të arritur në finale.

Ndërkohë edhe Armando Duka ka publikuar një foto me kryeministrin brenda stadiumit, ku shfaqet me birrë në dorë.

Ndeshja po vazhdon.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat