Portieri i Inter-it: Të paktën 5 skuadra do të luftojnë për titullin

Futboll

Portieri i Inter-it: Të paktën 5 skuadra do të luftojnë për titullin

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 00:43
Samir Handanovic

“Ndjesitë janë shumë të bukura, por tani janë e shkuara. Tani kemi një titull për të mbrojtur”.

Kështu ka folur Samir Handanovic për Inter TV, nga grumbullimi i zikaltërve në Appiano Gentile:

“Mendoj se na pret një kampionat i ekuilibruar: do të jenë të paktën pesë skuadra në luftë për titull, të drejtuara nga trajnerë fantastikë”, ka thënë portieri i Inter-it.

“Megjithatë, ne jemi të fortë, do të duhet të mbështetemi te të gjithë. Tani presim që të kthehen të gjithë dhe më pas do të përgatitemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat