Vllaznia për hakmarrje ndaj skuadrës boshnjake

Futboll

Vllaznia për hakmarrje ndaj skuadrës boshnjake

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 12:51
Vllaznia për hakmarrje ndaj skuadrës boshnjake

Në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Shiroki Brijeg në turin e parë të Ligës së Konferencës, e cila do të zhbillohet nesër në orën 21:00, së bashku me zëvendëstrajnerin e Vllaznisë Elvis Plori është shfaqur dhe mbrojtësi Mevlan Adili i cili ka analizuar këtë sfidë:

Ndeshja ndaj Shiroki Brijeg – “E dimë çfarë ndeshje na pret. E dimë se duhet të përgjigjemi pozitivisht. Jemi optimist për ndeshjen e nesërme.”

Tifozët – “Tifozët janë arma më e fortë e Vllaznisë dhe besoj se ardhja e tyre na gëzon shumë sepse na kanë munguar shumë gjatë këtyre dy viteve. Me ta do jemi më të fortë dhe mund t’ia dalim bashkë.”

Shanset për kualifikim – “Shanset janë të mëdha. Ata na kanë shënuar tre dhe ne mund t’i shënojmë atyre gjithashtu. Mrekullia është mes nesh dhe ne mund të besojmë. Ndeshjen e fundit nuk ishim agresiv dhe kjo na penalizoi. Duhet të jemi më agresiv.”

Arbitri – “Sa i përket arbitrit atje nuk dua të komentoj fare sepse nuk e kam bërë asnjëherë. Duhet të dimë diçka sepse këto gjëra po ndodhin edhe në kompeticionet dhe na bën të tregojmë respekt për arbitrat vendas dhe të ndryshojmë qëndrimin për arbitrat vendas. Kanë pasur shumë raste sepse nuk ishim agresiv. Edhe po të vijnë me të njëjtin arbitër në Shkodër, nuk i kemi frikë farë sepse kemi tifozët.”

Ndeshja e nesërme – “Nuk do e kenë të lehtë siç e patën në Bosnje. Duhet të jemi agresiv dhe këmbëngulës në që nga minuta e parë, e kemi biseduar edhe me trajnerin.”, përfundoi Adili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat