PSG nuk heq dorë

Futboll

PSG nuk heq dorë

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 11:58
PSG nuk heq dorë

PSG po kthehet në destinacionin e preferuar të disa lojtarëve.

Emra si Sergio Ramos, Donnarumma, Hakimi dhe Wijnaldum kanë përforcuar skuadrën e Mauricio Pochettinos, që do të synojë fitimin e Champions League sezonin e ardhshëm.

Ekipi francez ka nevojë edhe për një goditje të madhe në mesfushë. Ëndrra quhet Paul Pogba, i cili ka edhe një vit kontratë me Manchester United.

PSG nuk heq dorë dhe është gati të paraqesë një ofertë zyrtare nëse do arrijë të shesë ndonjë lojtar nga kontingjenti aktual.

Gazetari i RMC Sport, Loic Tanzi shkruan se edhe 28-vjeçari francez e dëshiron kalimin te PSG dhe është i emocionuar nga ideja e të luajturit në “Parc des Princes”, por prej respektit që ka për “Djajtë e Kuq”, ai ka zgjedhur të mos ushtrojë presion mbi drejtuesit e klubit që ta shesin në kryeqytet..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat