Matheus kujton episodin që ndodhi gjatë ndeshjes Angli-Gjermani

Futboll

Matheus kujton episodin që ndodhi gjatë ndeshjes Angli-Gjermani

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 12:47
Matheus kujton episodin që ndodhi gjatë ndeshjes Angli-Gjermani

Që gjermanët dhe anglezët janë rivalë në futboll kjo dihet, por Lothar Matheus është nga ata që nuk ngurrojnë tëvënë gishtinnë plagë edhe pas disfatës së 3 Luanëve në finalen e Europianit, të pësuar nga pika e bardhë e 11 metërshave kundër Italisë. Ish kampioni gjerman, gjithmonë shumë i ashpër kur flitet për Anglinë, edhe këtë herë është i drejtëpërdrejtë në arsyetimin e tij.

“Tifozët anglezë ishin armiqësore me atë vajzën e trishtuar ne fanellën e Gjermanisë”.

Matheus kujton episodin që ndodhi gjatë Angli-Gjermani me tifozen e vogël të panzerave që qante kur rezultati ishte 2-0 për skuadrën e Southgate, dhe nuk ndalet këtu.

“Portierin e Danimarkës Kasper Schmeichel e shënjestruan me laser gjatë goditjes së një penalltie që Raheem Sterling e fitoi duke u hedhur.

Të gjitha këtyre ju shtohen edhe sjelljet rraciste në drejtim të lojtarëve të tyre pas finales. Të dashur anglezë, ishte një sjellje anti-sportive që nuk duam ta shohim më. Më vjen keq për lojtarët, por anglezët e meritojnë traumën pas finales të humbur me penallti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat