​Numër i vogël i tifozëve në "Fadil Vokrri" për ndeshjen Prishtina - Connahs

Futboll

​Numër i vogël i tifozëve në "Fadil Vokrri" për ndeshjen Prishtina - Connahs

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja e vlefshme për Ligën e Konferencës, ajo ndërmjet Prishtinës dhe skuadrës kampione të Uellsit, Connahs.

Kjo është ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave dhe do të zhvillohet në prani të tifozëve të cilët janë lejuar në 30 përqind të kapacitetit të stadiumit sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përcjellë KosovaPress.

Por nga ajo që shihet pak para fillimit të ndeshjes, një numër shumë i vogël i tifozëve kanë ardhur në stadium për ta mbështetur kampionin e Kosovës në këtë ballafaqim.

Rreth 600 është numri i tifozëve që shihen të pranishëm në stadium..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat