Manaj në llupën e disa klubeve

Futboll

Manaj në llupën e disa klubeve

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 09:41
Manaj në llupën e disa klubeve

Rey Manaj shënoi tre gola në ndeshjen e tij të parë me Barcelonën, në një ndeshje miqësore kundër modestëve të Gimnastic dhe sulmuesi tashmë është kthyer në modë në merkato.

Para se të shpërthente në miqësore u raportua për një interesim të portugezëve të Famalicao, klub që e do në huazim me të drejtë blerjeje.

Barcelona ka nevojë për para, por sigurisht nuk pret që ndokush të paguajë 50 milion eurot e klauzolës. Katalanasit duan shitjen e Manajt dhe shumë lojtarëve të tjerë për të rregulluar bilancin.

Mes klubeve të lakuara si të interesuara përmendet edhe Sassuolo, ndërkohë që së fundmi në listë është shtuar edhe Venezia, sipas ekspertit të merkatos, Gianluca Di Marzio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat