Chiesa nuk është shitje, Juventusi e heq nga merkato

Futboll

Chiesa nuk është shitje, Juventusi e heq nga merkato

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 00:09
Chiesa nuk është shitje, Juventusi e heq nga merkato

Federico Chiesa spikati në kampionatin europian duke qënë një nga protagonistët tek Italia dhe performancat e tij ishin një nga arsyet se përse të kaltrit në fund u shpallën kampionë të Europës.

Paraqitjet e ofruara në një vitrinë të rëndësishme bënë që disa klube të nisnin lëzvizjet për ta afruar në skuadër, një mbi të gjithë Liverpooli.

Dëshira e Klopp për ta patur italianin në urdhërat e tij bëri që drejtuesit e kuq pak ditë më parë të dërgonin në zyrat e Juventusit një ofertë vërtetë joshëse, 100 milion euro, megjithatë me sa raportojnë mediat në Angli, klubi bardhezi nuk e ka marrë në konsideratë duke e refuzuar ofertën e klubit anglez.

“Faleminderit, por jo faleminderit” , Chiesa është një ndër pikat më të forta tek “Zonja e Vjetër” dhe Allegri e mbështet shumë idenë e tij të futbollit tek aftësitë e 23 vjecarit.

Lojtari kaloi tek Juventusi në tetor të 2020-ës nga Fiorentina, formula e dakordësuar mes klubeve ishte një huazim dy-vjeçar me vlerën e 10 milion eurove, dhe në 2022-ish Juvja ka detyrimin për të blerë kartonin duke kaluar në llogarinë e Fiorentinës edhe 40 milion euro të tjera për një operacion që i ka kushtuar klubit nga Torino 50 milion euro gjithsej dhe që për shkak se e vlerëson shumë Federico Chiesën nuk pranoi ta shiste kartonin e tij për 100 milionë tek Liverpooli , që mes blerjes dhe shitjes do të përfitonte 50 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat