Dukagjini bën goditjen e madhe

Futboll

Dukagjini bën goditjen e madhe

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 17:09
Ahmed Januzi

Skuadra e rikthyer në elitë, ka bërë goditjen më të madhe deri tani.

Sulmuesi me përvojë të madhe vendore e ndërkombëtare, Ahmed Januzi është bashkuar me klinasit.

Me transferimin e Januzit, Dukagjini konfirmon se do të jetë arrë e fortë për gjitha skuadrat në Superligë.

Postimi i plotë i klubit:

Sulmues me përvojë shumë të madhe edhe në Europë, më saktësisht në futbollin ukrainas, ku për dhjetë vjet ishte aktivizuar te klubi Vorskla në Ukrainë.

Me Vorsklan, në mbi 200 paraqitje zyrtare, realizoi 30 gola dhe 18 asistime. Januzi vjen nga skuadra e Llapit.

I lindur më 8 korrik 1988, tridhjetetrevjeçari karrierën e filloi te klubi i vendlindjes Vushtrria, më pas kaloi në Shqipëri te Besa e Kavajës, nga aty vazhdoi në Superligën e Ukrainës. U rikthye në futbollin kosovar te Prishtina, ndërkohë gjatë sezonit të fundit ishte pjesë e Llapit.

Ahmedit i urojmë mirëseardhje dhe me klubin e Dukagjinit i dëshirojmë shumë suksese!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat