Lajm aspak i mirë, Qëndrim Zyba do t’i mungojë Prishtinës

Futboll

Lajm aspak i mirë, Qëndrim Zyba do t’i mungojë Prishtinës

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 22:53
Qëndrim Zyba

Qëndrim Zyba, mesfushori i talentuar i Prishtinës pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e fazës së parë të kualifikimeve për UEFA Conference League ndaj Ferencvarosit.

Në ndeshjen kthyese në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, Qëndrim Zyba u dëmtua rëndë në pjesën e dytë të takimit, me ç’rast edhe u detyrua të largohet nga fusha.

Burime të medias kanë mësuar se lëndimi i Qëndrim Zybës është kogja serioz dhe ai do të mungojë për një kohë të gjatë. Ajo çfarë është e sigurtë është se Zyba nuk do të jetë gati për fillimin e sezonit të ri në Superligën e Kosovës, por edhe do të mungojë një pjesë të madhe të gjysmësezonit të parë.

Zyba ka këputur ligamentet e gjurit të tij dhe do t’i nënshtrohet operacionit ditëve në vijim, ku edhe do të mësojë se sa do të mungojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat