Alegri “i tërheq veshin” Ronaldos: Pres më shumë

Futboll

Alegri “i tërheq veshin” Ronaldos: Pres më shumë

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 12:17
Alegri “i tërheq veshin” Ronaldos: Pres më shumë

Allegri u prezantua së fundmo si trajner i Juventusit, edhe pse ka filluar stërvitjen me skuadrën prej dy javësh. Ndër të tjera, trajneri italian foli dhe për lojtarin më të rëndësishëm, Cristiano Ronaldo, i cili duket se do të qëndrojë dhe 1 vit me bardhezinjtë.

Sipas tij, Ronaldo duhet të ketë përgjegjësinë e liderit pasi është një kampion i madh që ka fituar kudo.

“Ronaldo është një kampion i madh, një lojtar i jashtëzakonshëm dhe një djalë i zgjuar. Kam folur me Cristianon, i thashë se ky vit është i rëndësishëm.

Jam i lumtur që e gjeta këtu. Ka një përgjegjësi më të madhe se tre vjet më parë. Pres shumë prej tij për sa i përket përgjegjësisë”- deklaroi Massimiliano Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat