Maccabi Tel Aviv jep ofertën te Barcelona për shqiptarin

Futboll

Maccabi Tel Aviv jep ofertën te Barcelona për shqiptarin

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 17:42
Maccabi Tel Aviv jep ofertën te Barcelona për shqiptarin

Ofertat për Rei Manajn janë duke u shtuar dita-ditës, por në media po zbulohen edhe të dhëna të reja.

Barcelona po negocionte prej disa kohësh me Maccabi Tel Aviv për kartonin e sulmuesit shqiptar. Nënkampiont e Izraelit kanë ofruar 1.5 milionë euro për të transferuar lojtarin e Kombëtares. Megjithatë kjo shifër nuk i afrohet pretendimeve të klubit.

Te Barcelona pretendojnë që Manaj të largohet për të paktën 3 milionë euro, ndërsa presin që vlera maksimale e tij të jetë 5 milionë euro. Golat e shënuara në miqësore me ekipin e parë të Barcelonës ia rrisin edhe më tepër vlerën sulmuesit të Kombëtares.

Me gjysmën e vlerës të kartonit që ofrohet nga Maccabi Tel Aviv, për momentin është e pamundur që të arrihet marrëveshja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat