Në Sodovinë të Jerlive u mbajt turneu përkujtimor ‘Ikën herët’

Futboll

Në Sodovinë të Jerlive u mbajt turneu përkujtimor ‘Ikën herët’

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 13:19
Në Sodovinë të Jerlive u mbajt turneu përkujtimor ‘Ikën herët’

Sodovina e Jerlive, njihet për kontributin e madh në të gjitha aspektet, sidomos për fushën e futbollit në vitet e 90-ta, ku u zhvilluan ndeshjet e Kampionatit të Republikës së Kosovës.

Fusha e rezistencës ndaj pushtuesit serb, ku garat i zhvilluan edhe klubet e mëdha, si Prishtina, Vëllaznimi, Liria, Trepça etj. Në fakt, ishte zhvilluar finaja e Kampionatit të Kosovës, Liria -Kika 1:1 (3:2 me penallti).

Veprimtari i shquar i futbollit, Enver Halili, tha se u mbajt turneu me moton: “Ikët herët”. 

Image

“Në stadiumin ‘Gursel e Bajram Sylejmani’ në Sodovinë të Jerlive.

Në mes të gjeneratës  KF Bentakos - KF Agromorava  nga Sodovina e Jerlive 6:6 (0:4)

Ku u ndanë 40-të Mirënjohje për kontribuesit ndër vite.

Image

Gjithashtu u ndanë edhe 12 Mirënjohje Post Mortum !

1976 -2021 - 45. Vjet klub!

Para fillimit të ndeshjes përkujtimore u mbajt 1 minutë heshtje, pastaj futbollistët lëshuan nga duart e tyre 9 pëllumba të bardhë në shenjë të 9 bashkëlojtarëve, trajnerëve e donatorëve që “Ikën herët” nga kjo botë, pastaj topin fillestar e filloji nga qendra drejtori i parë e i shumë kohëve z. Nexhat Fetahu.

Image

Kurse trajneri z. Ahmet Hasani e mposhti kolegun z. Jakup Jahirin në pjesën e parë, në të dytën disa transfere jo të rregullta ndodhën dhe ndeshja u barazua me rezultatin 6:6.

‘Kam bindjen se me këtë akt tonin ata do të jetojnë më gjatë se vdekja në memorien tonë!’”, ka shkruar Halili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat