Shënojnë Cikalleshi e Vrioni

Futboll

Shënojnë Cikalleshi e Vrioni

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 22:57
Shënojnë Cikalleshi e Vrioni

E diel me gola për lojtarët shqiptarë. Sokol Cikalleshi ka kaluar Konyaspor në avantazh në miqësorën ndaj Alanyaspor. Sulmuesi i kombëtares shqiptare dërgoi topin në rrjetë në minutën e 13-të, teksa ekipi i tij e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh të dyfishtë.

Feston edhe Giacomo Vrioni në Austri. Sulmuesi kuqezi është huazuar nga Juventusi tek ekipi i Tirol, që sot mori një pikë pas barazimit shtëpiak 1-1 kundër LASK. 22-vjeçari kaloi vendasit në avantazh në fraksionin e parë të ndeshjes (28′).

Goli i dytë në tre ndeshje në elitën e futbollit austriak për Vrionin, teksa ky ishte barazimi i tretë radhazi për Tirol. Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Mirlind Kryeziu në Zvicër. Mbrojtësi dardan i Zurich, që numëron 9 pikë të plota, shënoi golin e parë (35′) në suksesin 1-3 që arriti ekipi i tij në fushën e Luzern.

Realizon edhe Jetmir Krasniqi në divizionin e dytë të futbollit helvet. Mbrojtësi i djathtë, i cili debutoi me Kosovën tre vite më parë, shënoi golin e Schaffhausen në barazimin 1-1 me Winterthur. Gol dhe fitore për Leonard Pllanën në Suedi.

24-vjeçari luan me Brage, që sot mposhti 3-2 në shtëpi Jonkopings në divizionin e dytë të futbollit suedez. Pllana tundi rrjetën kundërshtare në minutën e 58-të, duke i hapur rrugë përmbysjes së madhe të Brage. Ky ishte goli i gjashtë në kampionat për sulmuesin dardan, i cili po kalon një formë super.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat