Ish-trajneri i Barcelonës: Njerëzit më mirë të mos e dinë të vërtetën

Futboll

Ish-trajneri i Barcelonës: Njerëzit më mirë të mos e dinë të vërtetën

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 11:06
Ish-trajneri i Barcelonës: Njerëzit më mirë të mos e dinë të vërtetën

Largimi i Messit vijon të mbetet një çështje diskutimi në Spanjë për vetë mënyrën se si erdhi ndarja me Barcelonën.

Si arsye u tha argumenti se ishin rregullat financiare të La Liga-s ato që sollën lamtumirën e argjentinasit, megjithëse ka zëra që mendojnë se diçka tjetër fshihet në këtë mes.

Në një intervistë për ETB, Ernesto Valverde është pyetur edhe në lidhje me largimin e Lionel Mesin, lojtar të cilin e ka pasur vetë nën urdhërat e tij. Ish-trajneri i Barcelonës është shprehur se është më mirë që njerëzit të mos e dinë të vërtetën, duke lënë të kuptohet se mund të ketë më tepër se sa rregullat e vendosura nga La Liga.

“Unë nuk mund të them se çfarë ndodhi. Është pjesë e mistikës. Është më mirë që njerëzit të mos e dinë se si jemi dhe të mendojnë se i dimë të gjitha. Është më mirë që njerëzit të mos e dinë të vërtetën”, ka thënë Ernesto Valverde.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat