Vdes emri i madh i futbollit, i njohur si ‘Gjenerali i vogël’ 

Futboll

Vdes emri i madh i futbollit, i njohur si ‘Gjenerali i vogël’ 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 gusht 2021 Në ora: 18:27
Vdes emri i madh i futbollit, i njohur si ‘Gjenerali i vogël’ 

Ish futbollisti i mirënjohur belg, Wilfried Van Moer, ka ndërruar jetë në moshën 76 - vjeçare, njoftoi sot Federata e Futbollit të Belgjikës.

Van Moer, nofka e të cilit ishte "Gjenerali i Vogël", vdiq në njërin nga spitalet në Leuven pas një hemorragjie në tru.

"Ne e humbëm legjendën sot. Faleminderit për gjithçka, ‘Gjeneral i vogël’", thuhej në deklaratë.

Van Moer luajti në dy kampionate botërore me Belgjikën (1970, 1982), po ashtu në Kampionatin Evropian. 

Ish mesfushori në vitin 1980 me Belgjikën humbën finalen (me 22 qershor) e Evropianit, me rezultat 2:1 nga Gjermania Perëndimore, në ndeshjen që u zhvillua në Stadiumin Olimpik në Romë.

Ai luajti 57 ndeshje për ekipin kombëtar dhe shënoi nëntë gola.

Gjatë karrierës së tij, ai luajti për Beveren, Antwerp, Standard Liege, Beringen dhe St. Truiden.

Ai përfundoi karrierën e tij në vitin 1984, dhe në vitin 1996 ishte për një kohë të shkurtër përzgjedhësi i ekipit kombëtar.

Në vitin 2004, ai u zgjodh midis 11 futbollistëve më të mirë të Belgjikës të të gjitha kohërave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat