Gerard Moreno është shpërblyer nga UEFA.
Moreno është shpallur futbollisti më i mirë i edicionit 2020/21 në Ligën e Evropës.
Një çmim shumë i merituar ky për sulmuesin që shkëlqeu sezonin e kaluar me Villarrealin duke fituar trofeun në fund.
29-vjeçari, realizoi shtatë gola dhe katër asistime në 12 ndeshje të zhvilluara në Evropa Ligë.
Në ndërkohë së shpejti do të hidhet shorti për edicionin e ri të këtij kompeticioni.