​Romano e konfirmon, Camavinga është lojtari më i ri i Real Madridit

Futboll

​Romano e konfirmon, Camavinga është lojtari më i ri i Real Madridit

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 09:52
​Romano e konfirmon, Camavinga është lojtari më i ri i Real Madridit

Mesfushori Eduardo Camavinga do të transferohet tek Real Madridi nga skuadra franceze Remmes, marrëveshja është e kompletuar dhe oferta zyrtare është pranuar nga krerët e francezëve, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Oferta zyrtare nga Real Madridi ishte 31 milionë euro plus bonuset shtesë, ofertë kjo që është pranuar në mbrëmjen e së hënës, përcjell KosovaPress.

Testet mjekësore veçse janë përfunduar, dhe tani është e konfirmuar që Camavinga do t’i bashkohet “Galaktikëve”.

Marrëveshjet mes agjentëve dhe dy klubeve janë nënshkruar dhe zyrtarizimi i mesfushorit francez do të bëhet sot.

Camavinga do të transferohet sot tek Reali, dhe nuk do të ketë formë huazimi prapa tek Rennes ose tek ndonjë klub tjetër. 18 vjeçari ka zgjedhur gjigantin madrilen para skuadrave si Manchester United dhe Paris Saint-Germain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat