Selektori i Zvicrës flet për Shaqirin: Do të ishte një rrezik shumë i madh...

Futboll

Selektori i Zvicrës flet për Shaqirin: Do të ishte një rrezik shumë i madh...

Nga: K.Goca Më: 31 gusht 2021 Në ora: 18:48
Selektori i Zvicrës flet për Shaqirin: Do të ishte një rrezik shumë i madh

Zvicra do të luajë nesër miqësore kundër Greqisë, e cila ndeshja do të luhet në orën 20.45 në stadiumin “St. Jakob-Park” në Basel. 

Futbollistët Xherdan Shaqiri, Breel Embolo, Loris Benito dhe Mario Gavranoviç, nuk do të paraqiten kundër Greqisë por do të mungojnë edhe kundër Italisë dhe Irlandës së Veriut, në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Këta lojtarë largohen për shkaqe shëndetësore (disa të lënduar).

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, komenton mungesën e Shaqirit. 

"Xherdan është prapa në stërvitje dhe ende nuk ka qenë në gjendje të përfundojë stërvitjen intensive. Do të ishte një rrezik shumë i madh.

Nuk do të kishte kuptim ta linim atë të stërvitej dhe të luante”, kështu ka thënë Yakin, transmeton mes të tjera "Blick".

Për Zvicrën është hendikep i madh mungesa e Shaqirit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat